Fetai do ta padisë avokatin Arsllani për fyerje, ndërsa Bubevski do t’i paraqesë kërcënimet në Prokurorinë Publike

Prokurori i Prokurorisë Speciale Publike, Gavrill Bubevski është duke i kompletuar deklaratat e Fatime Fetait dhe nga dëshmitari për kërcënimet me të cilat para dy muajsh avokati Mefail Arsllani, sipas Fetait, e ka kërcënuar me jetë Bubevskin për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, transmeton Portalb.mk.

Fetai në shkrimin që e dërgoi sot, paralajmëron se pas zbardhjes së këtij rasti nga ana e prokurorisë së rregullt, ajo të do dorëzojë padi për shpifje dhe fyerje , për shkak të fyerjeve të djeshme, të thëna nga avookati i Ejup Alimit në demantin që e ka dërguar në media.

Ndryshe,  dje gjatë seancës për rastin “Titanik 3” në të cilin të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, prokurorët Gavrill Bubevsi dhe Fatime Fetai njoftuan se janë kërcënuar në lidhje me këtë rast.

Ndërsa avokati i Alimit, Mefail Arsllani reagoi me shkrim ndaj këtyre deklaratave, duke thënë se janë të pavërteta dhe kërkoi nga Fatime Fetai që të kërkojë falje publike. Ai demantoi se ai ose klienti i tij i kanë kërcënuar prokurorët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button