Ndërroi jetë aktori Slavko Ninov

Pas një sëmundje të shkurtër dhe të vështirë, në moshën 74 vjeç ndërroi jetë aktori Slavko Ninov . Ai kaloi gjithë jetën e tij në Teatrin Popullor të Maqedonisë, duke investuar në mënyrë të pakursyer në skenë dhe në menaxhimin e teatrit, njofton NovaTv.

Krijimet e tij në shfaqjet e regjisorit Branko Stavrev janë të paharrueshme. Ninovi do të përmendet edhe për interpretimet e shkëlqyera të vargjeve nga poetët maqedonas: Petre M. Andreevski, Ante Popovski, Gane Todorovski, Koço Racin, Krste Petkov Misirkov e të tjerë. Funerali i Slavko Ninov do të mbahet nesër në orën 13 në varrezat në Butel, lajmëruan nga TPM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button