Përskaj Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” nesër në rrugë do të ketë vetëm automobilë elektrik dhe hibrid

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet panel diskutimi me temë “Si të rritet elektromobiliteti”, ku zëvendës-ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli do të marrë pjesë. Gjatë kësaj ngjarjeje, disa nga rrugët përskaj Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” do të transformohen në rrugë të gjelbra, ku do të mund të kalojnë dhe të parkohen vetëm automjetet elektrike dhe hibride, njoftojnë nga Ministria e Мјedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria njoftojnë se paneli i diskutimit do të mbahet në sallën e konferencave të Qendrës sportive Boris Trajkovski, duke filluar nga ora 13.00, dhe fjalime  do të mbajnë Stefan Bogoev, kryetar i komunës së Karposhit, Emilija Spirovska nga Bordi i Bankës ProKredit si dhe përfaqësues nga Porshe, EVN, Elektromobilitet Maqedoni dhe MEPSO.

Ndërkaq, ata njoftojnë edhe se në parkingun në afërsi të Parkut Akua para Qendrës Sportive do të organizohet ekspozitë edukative e shumë mbështetësve të elektromobilitetit. Kompani të tilla si Banka ProKredit, Porshe, Tojota, EVN, MEPSO, Hamaçi, SA-Tra, T-Mobile dhe FIBERNET do t’ prezentojnë makinat e tyre elektrike / hibride si dhe pajisjet për mbushjen e tyre dhe do të ndajnë eksperiencat e  aplikimit të tyre.

Paneli i diskutimit është pjesë e aktiviteteve në kuadër të “Ditës pa automjete me lëndë djegëse fosile”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button