Katër arsye për të lexuar më shumë libra në vitin 2019

Gjithkush ka dëshirë të lexojë më shumë libra, disa edhe lexojnë, por realiteti i hidhur është që leximi i librave kërkon kohë. Ditëve të sotme, jeta është bërë shumë intensive dhe shumicën e kohës jemi shumë të zënë, andaj duhet të maksimizojmë kohën për rekreacion me gjëra që stimulojnë mendjen tonë, apo jo? Netflix, video lojëra, joga – duhet të maksimizohet efektiviteti i kohës tuaj, dhe leximi thjeshtë nuk mund ta bëjë këtë, apo jo?

Nëse jeni të shqetësuar për kohën, tanimë ekzistojnë kurse për lexim të shpejtë dhe efektiv. Këto kurse do të ju ndihmojnë të lexoni më shumë libra se sa keni mundur ta imagjinoni ndonjëherë, për një kohë shumë të shkurtër. Implementimi i këtyre teknikave nuk do të ndryshojë aspak efektin apo benefitet e leximit, shkruan Portalb.mk.

Këto benefite të leximit janë:

Të lexuarit zvogëlon stresin

Të lexuarit jo vetëm që të qetëson, por të qetëson në mënyrë më të mirë se sa ushtrimi fizik, dëgjimi i muzikës, ose relaksimi me një filxhan çaj. Sipas një studimi, vetëm gjashtë minuta lexim mund të zvogëlojnë një të tretën e stresit, që ul shtypjen e gjakut dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut, gjë e cila mund të ndikojë edhe në zgjatjen e jetës suaj.

Të lexuarit mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimer-it

Në qoftë se e vlerësoni shëndetin tuaj mental, të lexuarit është një zgjedhje shumë e mirë për çlodhje, jo sepse mësimet më të vlefshme nuk mësohen në klasë apo punë por në libra, por sepse leximi mund të zvogëlojë mundësinë që ju të keni sëmundjen e Alzheimer-it. Mentalisht, detyrat stimuluese si të lexuarit e një libri apo shkrimi i një letre, në të vërtetë ushtron një pjesë të trurit që më vonë ka ndikim në memorien tuaj në të ardhmen.

Rrit lumturinë dhe kënaqësinë nga jeta në përgjithësi

Njerëzit që lexojnë shumë nuk janë më të lumtur thjeshtë sepse mund të thonë “po, unë lexoj shumë”. Ata janë më të lumtur sepse, sipas studimeve, librat të japin një imazh më kompleks të jetës së të tjerëve, njëkohësisht edhe më shumë këndvështrime për të parë vetë jetën tuaj. Kjo mund të ju ndihmojë që të kuptoni se çfarë opsionesh keni në jetë. Pra, librat të japin një imazh më të qartë të jetës dhe ju ndihmojnë të keni perspektivë – gjë që ju bën më të lumtur.

Leximi i librave (veçanërisht Fiction/Trillim) rrit empatinë dhe inteligjencën emocionale

Një nga sekretet më të mëdha që do të mësoni në “jetën e të rriturve” është që gjërat më të rëndësishme nuk mësohen në zyrë apo klasë. Gjërat më të rëndësishme mësohen duke u zhytur thellë në një ide apo koncept mirë të strukturuar, gjë që vjen vetëm nga leximi i librave.
Dhe benefitet vetëm shtohen: jo vetëm që librat ju zhvillojnë inteligjencën emocionale, por mund të ju bëjnë të jetoni më gjatë, të rrisin empatinë tuaj, si dhe të ju ndihmojnë të anashkaloni situatat e rrezikshme. Madje, nuk kërkon shumë kohë për t’i përvetësuar këto benefite, mund të ju marrë vetëm tre orë në javë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button