Petit: James Rodriguez, zëvendësuesi ideal i Ramseyt

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit, i ka kërkuar klubit të tij të vjetër të tentojë transferimin e yllit të Real Madridit, James Rodriguez, si zëvendësues për Aaron Ramsey.

Ramsey kohëve të fundit kishte testet e tij mjekësore me Juventusin përpara një transferimi gjatë verës, por Petit mendon se po bën një gabim dhe beson se Arsenali duhet të kishte bërë më shumë për ta mbajtur atë, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk dua të jem negativ por sinqerisht nuk e di pse ai po shkon te Juventusi”, ka thënë fillimisht Petit për The Mirror.

“Serie A? Nuk është si Liga Premier. Liga Premier është më e mira në botë, është kampionati më garues”.

“Ju e shihni çdo vit nga tri apo katër ekipe që luftojnë për titull. Ju nuk e shihni atë në Itali, Spanjë, Francë apo diku tjetër dhe për këtë mendoj se ai është duke bërë gabim”.

“Unë e kam njohur James Rodriguez që nga koha kur luajti për Monacon dhe mendoj se ai është një mesfushor shumë i mirë sulmues”.

“Besoj se ai është një numër dhjetë i duhur, e pëlqej atë në mes të fushës teska kontrollon ndeshjen”.

“Ai e ka këtë cilësi – është një përzierje e [Cesc] Fabregas dhe Iscos – dhe unë mendoj se ai do të jetë një nënshkrim shumë i mirë për Arsenalin”, përfundoi francezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button