fbpx

Tre lloje ushqimesh me të cilat njerëzit e fillojnë ditën: A janë me të vërtetë të shëndetshëm dhe ushqyese?

Ata që përpiqen të humbin ndonjë kilogramë ose të mbajnë peshën të shëndetshme, hanë vakte me sasi të kufizuar ushqimesh. Të ushqyerit e tillë është i vështirë të mbahet për një kohë të gjatë, prandaj për këtë arsye njerëzit me kalimin e kohës shtojnë peshë përsëri. Nga ana tjetër, njerëzit që mbajnë peshë të shëndetshme pa hequr dorë, janë burim i pashtershëm për hulumtuesit, transmeton Panacea.mk,

VTI Technical Reaserch Center nga Finlanda studioi zakonet e të ushqyerit të 147 personave të shëndoshë me peshë të shëndetshëm për një periudhë prej katër muajsh. Hulumtuesit në krye me mjeken Anne-Lena Vourinen zbuluan se njerëzit e shëndetshëm për mëngjes zakonisht hanë tri lloje ushqimesh.

Frutat ishin zgjedhja më e popullarizuar për 51% të të anketuarve, prodhimet e qumështit me 41%, ndërsa konsumin e fjollave të tërshërës ose muesli e zgjodhën 33% e pjesëmarrësve në anketë.

Megjithëse buka dhe produktet e miellit janë konsideruar si burim i kalorive të panevojshme, madje 32% e të anketuarve e fillojnë ditën me këtë lloj ushqimi.

Më interesant është fakti se, vetëm 26% e të anketuarve pranuan se me mëngjesin pinë edhe kafe, ndërsa pjesa tjetër (74%) shkojnë në punë dhe i kryejnë detyrat e tyre pa produktet që përmbajnë kafeinë.

Në vend që të kufizoni të ushqyerit dhe të shmangni ushqimet e preferuara, mbipesha mund të parandalohet edhe nëse individi arrin të mësoj t’i dëgjojë nevojat e organizmit të tij, ndërsa përparësi t’i jap cilësisë, e jo sasisë së ushqimit, i shpejgoi rezultatet Anne-Lena Vourinen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button