Kryeministri Zaev nga Davos: Motivojmë kompanitë të investojnë, të hapim dyert ekonomike për vendin tonë

Sot kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në shoqërimin e zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinimin e resurseve ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mori pjesë në panel diskutimi, ku realizoi disa takime në kuadër të agjendës politike dhe ekonomike, gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev theksoi që këtë mundësi do e shfrytëzojë për të realizuar takime të rëndësishme që Maqedonisë do i sjellin përfitime nëpërmjet investimeve.

“Në takime flasim edhe me “Google” “CISCO”, me “Philips” dhe me “San Group India”e shumë kompani të tjera nga industria e automobilizmit, nga industritë teknike, të cilat kanë interesim për të gjithë rajonin tonë, madje edhe në shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë.

U takuam me përfaqësues të kompanive nga Ballkani Perëndimor, nga Evropa Perëndimore, por edhe nga Lindja e Afërt. Shpresojmë të kemi takime edhe me kompanitë nga Kina, Koreja, Japonia dhe Amerika”, u shpreh Zoran Zaev.

Ai shprehet optimist që tani që Maqedonisë i është hapur rruga për në NATO dhe BE, do të ketë më shumë investitor të huaj të interesuar të investojnë në  Maqedoni.

“Qëllimi dhe detyra jonë është të motivojmë sa më shumë kompani të kenë në fokus Maqedoninë. Tani edhe ambienti është më ndryshe, të gjithë e dinë se Maqedonia është shtet stabil dhe i sigurt, anëtare e ardhshme e  Aleancës së NATO-s, vendi me perspektiva të cilat presin të hapin kapitullin e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo mundëson bisedimet me më shumë shpresë, me më shumë perspektivë dhe me të vërtetë kam të drejtë të them se e gjithë përshtypja që fitohet këtu, përfundimisht sjellë të ardhme të  mirë ekonomike për Maqedoninë tonë dhe për të gjithë qytetarët e saj”, tha Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button