Përfundojnë kërkimet për gjetjen e aeroplanit dhe futbollistit Sala

Kërkimet për gjetjen e aeroplanit që transportonte lojtarin argjentinas, Emilio Salah, kanë përfunduar dhe asnjë nga personat që ishin në bord, dhe as aeroplani nuk janë gjetur, njoftuan burimet zyrtare, njofton REL.

“Ne kemi shqyrtuar të gjitha informatat në dispozicion dhe duke marrë parasysh se çfarë lloji të pajisjeve për emergjenca kanë pasur, ekipi ynë shpëtimit mori vendimin e vështirë për t’i dhënë fund kërkimin. Unë jam absolutisht i bindur se ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë”, tha një nga drejtuesit e ekipit të shpëtimit David Barker, njoftoi BBC.

Motra e futbollistit, Romina Sala, kërkoi nga autoritetet që të vazhdojnë kërkimet.

“Ju lutem mos e ndërprisni kërkimin. Ne i kuptojmë përpjekjet tuaja, por ju lutem mos e anuloni kërkimin. Për ne, ata janë ende gjallë” tha ajo.

Ndërkaq David Barker, nga ekipi i shpëtimit tha se “përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit të Britanisë së Madhe dhe Francës, ne nuk mund të gjejmë ndonjë gjurmë të aeroplanit, pilotit ose pasagjerëve”.

Më datën 22 janar, futbollisti i Premier Ligës, Emiliano Sala ka qenë duke udhëtuar me aeroplanin, që humbi kontaktin me radarët, gjatë fluturimit mbi kanalin që bashkon Anglinë me Francën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button