Balindoll, vazhdojnë punimet në terren

Në fshatin Balindoll në vijim janë punët ndërtimore për ndërtim të terrenit sportiv në shkollën fillore periferike “Ismail Qemali” dhe ndërtim të rrugës kryesore prej te shkolla deri në qendër të fshatit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i cili përcolli nga afër punimet, paralajmëroi edhe investime tjera në këtë fshat.

“Për momentin punohet në realizimin e dy projekteve: ndërtimi i terrenit sportiv me të gjitha kushtet e nevojshme në shkollën fillore dhe rikonstruktimin e plotë të rrugës kryesore prej te shkolla, deri në qendër të fshatit. Ndërtimi i terrenit sportiv i cili do të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për nxënësit, por edhe për rininë e fshatit do të kushtojë 20 mijë euro, ndërsa rikonstruktimi i plotë i rrugës kryesore në gjatësi prej 250 metrash do të kushtojë rreth 35 mijë euro. Përveç riasfaltimit të rrugës, do të ndërtohen edhe trotuare, si dhe do të vendoset ndriçim adekuat publik”, njoftoi kryetari Osmani.

Numri një i komunës së Gostivarit, gjithashtu njoftoi se në rrjedhë janë procedurat për ndërtimin e  rrugës prej te qendra e fshatit deri te kisha Shën Petka në afërsi të hekurudhës. “Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një nga prioritetet tona. Mjetet, në vlerë prej 95 mijë euro, janë siguruar nga Banka Botërore por për shkak të procedurave, realizimi i këtij projekti do të mbetet për në pranverë”, nënvizoi Osmani.

Investimet totale në projekte të ndryshme infrastrukturore në fshatin Balindoll, gjatë mandatit të kryetarit Osmani, do të arrijë vlerën prej 400 mijë euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button