Në Klinikën për Sëmundjet Pediatrike, katër mjekë, një infermiere dhe një punonjës sporteli janë infektuar me sëmundjen e fruthit

Katër mjekë, një infermiere dhe një punonjës në Klinikën për Sëmundjet Pediatrike janë të infektuar me sëmundejn e fruthit. Asnjë nga pacientët nuk është shtruar në spital në Klinikën Infektive, mjekët nuk ishin vaksinuar aspak ose kishin pranuar vetëm një dozë të vaksinës MRP, njofton Plusinfo.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas deklaratave të Dr. Zarko Karadzovski, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, punëtorët e kujdesit shëndetësor kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët e sëmurë ose ata që ishin në periudhën e inkubacionit.

Ai përsëri bëri thirrje për t’u vaksinuar të gjithë të jovaksinuarit ose ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit sepse epidemia vazhdon dhe përhapja e sëmundjes është e mundur, prandaj vaksinimi është parandalimi më i mirë.

Deri më tani 30 mjekë dhe personel mjekësor kanë marrë vaksinë MRP në Qendrën për Shëndetësi Publike në Shkup, ndërkaq dje janë vaksinuar 20 punonjës të Klinikës së Fëmijëve, ku një javë më parë janë ndaluar të gjitha vizitat në të gjitha departamentet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive është shtruar në spital një fëmijë 2 vjeçar nga Karposhi i cili nuk ka marrë vaksinën MRP dhe nuk ka shkuar as në kopshtin për fëmijë.

Deri tani, 75 fëmijë janë prekur nga fruthi dhe 4,070 janë vaksinuar.

Epidemia e kësaj sëmundje ngjitëse do të përfundojë atëherë kur dy javë pas rastit të fundit, nuk do të ketë të infektuar të ri me fruth.

LEXO: Tetovë, është rritur numri i personave të sëmurë nga fruthi
LEXO: Epidemia e fruthit, 3 raste të reja në Çair dhe Karposh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button