Fati i minierave të reja në juglindje është i lidhur me “emrin”

A do të ketë miniera të reja në Maqedoni në vitin 2019 në juglindje të vendit? Kjo dilemë do të  mund të zgjidhej që në gjysmën e parë të vitit, duke pasur parasysh se ndryshimet e miratuara kushtetuese dhe nëse relaksohet mjedisi shoqëror në vigjilje të anëtarësimit në NATO. Pritet të jetë i zhbllokohen shumica e proceseve tani bllokuara, ndër të cilat është edhe zgjidhja e ardhmërisë së koncesioneve të kontestueshme të dhëna për shfrytëzim të pasurisë minerale, siç është miniera Illovica, përcjell Meta. 

Zgjidhja e problemit me hapjen e minierave në Maqedoni juglindore është në ngecje të madhe, pasi kishte anulim të referendumeve lokale në Vallandovë dhe Gjevgjeli nga Gjykata Kushtetuese me të njëjtin shpjegim – se çështja e koncesioneve për shfrytëzim të pasurisë minerare nuk është me rëndësi lokale që vetëqeverisja lokale të mund të shpallë referendum. Këtyre vendimeve, me të cilat u relativizua dëshira e shprehur qartë e shumicës së qytetarëve në disa komuna në rajonin juglindor të vendit kundër hapjes së minierave për shfrytëzimin e metaleve nga barku i tokës, u parapriu pothuajse rezistencë dyvjeçare e shoqatave ekologjike, individëve dhe të përfaqësuesve të pushtetit lokal kundër hapjes së minierave në malin Kozuf në rajonin e Gjevgjelisë, në lokalitetin Kazandoll në rajonin Dojran-Vallandovë si dhe te fshatrat Shtukë dhe Illovicë.

Maqedonia aktualisht ka 14 koncesione aktive për shfrytëzim të lëndëve të para të metalit, të cilat i lëshon Ministria e ekonomisë, nga të cilat kompanitë “Euromaks Risorsis” dhe “Bullmak Probishtip” kemi nga koncesione – “Euromaks” për shfrytëzimin e bakrit në lokacionin Illovicë – Shtukë, ndërsa “Bullmak” për plumb dhe zink në Zletovë dhe në Toranicë. Në Groot të Velesit do të shfrytëzohet nikel, në Tajmisht të Kërçovës-hekur, në Llojan të Kumanovës antinom, “Leguri” nga Shkupi do të nxjerrë mangan nga shpatet e Stogovës, xehe e plumbit dhe të plumb-zink është duke u shfrytëzuar në Sasa, në Lluqe të Kriva Pallankës, Zletovë dhe Toranicë, ndërsa bakër dhe ar duhet të gërmohen në Illovicë, Pllavicë dhe Cërn Vërv të Probishtipit, ndërsa bakër në Buçim dhe Borov Doll.

Gjithashtu, aktualisht ka edhe nëntë koncesione të dhëna për hulumtime të detajuara gjeologjike për lëndë të para metalike – për bakër, ar dhe argjend në Pllavicë të Probishtipit dhe Cërn Vërv si dhe na Nagoriçan të Vjetër, në Pllavush te Vallandova, për bakër dhe ar në Dvorishte të Berovës dhe për lëndë të parë metalike në Sasa dhe Shopur, Radovish. Koncesionin për hulumtime gjeologjike të detajuara në Kozuf, Qeveria në vitin 2017 ia mori koncesionerit “Rezervoar minerals”, ndërsa në mars 2018 nga “Sardiç MC” u revokua koncesioni për shfrytëzim të bakrit, arit dhe argjendi në Kazandoll. Për këto dy lokacione, në pranverën e vitit 2017 u mbajtën edhe referendume lokale në Gjevgjeli, Bogdanc, Dojran dhe Vallandovë të cilët treguan pakënaqësi në masë të madhe të popullatës lokale nga mundësia që në afërsi të madhe të tyre të bëhen gërmime dhe shfrytëzim i lëndëve të para metalike.

Nga shpërndarja e këtyre lokacioneve në hartën e Maqedonisë vërehet përqendrimi i minierave të lëndëve të para metalike në Maqedoninë lindore, sidomos në rajonin juglindor, i cili deri tani ka qenë i njohur për bujqësi dhe prodhim të perimeve për shkak të kushteve të favorshme gjeografike, morfologjike dhe klimatike. Shteti në dokumente të shumta të planifikimit është orientuar në zhvillim të pikërisht sektorit të bujqësisë, kështu që në Programin për zhvillim të Rajonit Juglindore për periudhën 2015-2019, si Qëllim strategjik numër 6 qëndron se zhvillimi i rajonit është i mundur vetëm nëse bazohet në menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor për shkak se “cilësia e mjedisit në rajonin e planit Juglindor është në gjendje relativisht të mirë duke i dhënë rajonit një shenjë të fortë për zonë ekologjikisht të pastër” dhe se mos ekzistenca e ndotësve të mëdhenj në rajon mundëson të ruhet dhe të përmirësohet imazhi i fituar i zonës ekologjikisht të pastër.

Si është atëherë e mundur që shteti të ketë bërë riorientim strategjik për zhvillim të xehetarisë në të njëjtin rajon, kur kjo industria ka ndikim të madh, shpesh shumë negativ mbi mjedisin jetësor. Shumica e koncesioneve janë dhënë gjatë qeverisë së mëparshme të kryesuar nga VMRO-DPMNE. “Nuk ka zhvillim pa zhvillimin e xehetarisë”, ishte pozicioni i Ilija Dimovskit, nënkryetar i VMRO-DPMNE, i cili para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 u lavdërua se “gjatë dhjetë viteve të fundit janë bërë numër i madh reformash për të tërhequr investitorët, ndërsa krejt kjo ka rezultuar me 370 kontrata për koncesione për hulumtime gjeologjike të detajuara, 325 kontratave për koncesione për shfrytëzimin dhe 145 koncesione janë në fazë të hulumtimeve gjeologjike të detajuara”.

Ndërsa nga ana tjetër, pas referendumeve që u mbajtën edhe para zgjedhjeve lokale në 2017 kryeministri Zoran Zaev haptazi deklaroi se miniera që e ndotin këtë rajon bujqësor “nuk do të ketë.”

Pas përpjekjeve të pasuksesshme disamujore, “Meta” nuk ka pranuar përgjigje nga drejtuesit e Ministrisë, në pyetjen se si planifikon shteti të ruaj mjedis të shëndetshëm në një rajon që aspiron për prodhimtari bujqësore të shëndetshme dhe organike, kur në të njëjtën kohë planifikon miniera me gërmime të hapura me hidro-mbeturina si ndotës potencial. As Ministri i mjedisit jetësor Sadulla Duraki as zëvendësi i tij Jani Makraduli nuk ishin në dispozicion për të biseduar pë temën “minierat në Juglindje”. Jozyrtarisht, burime në ministrinë, na thanë se kjo nuk ka të bëjë me strategjinë e shtetit, por se tendencat për të hapur minierat në juglindje janë së pari rezultat i lobimit intensiv shumëvjeçar nga të huaj dhe vendas te autoritetet maqedonase për të lejuar hyrjen e kompanive ndërkombëtare të minierave dhe shfrytëzimit të pasurisë gjeologjike të rajonit, që është pjesë e një rripi me të gjerë gjeologjik me xehe në Ballkanin lindor.

Një nga minierat, për hapjen e së cilës ka rezistencë të fortë nga popullata lokale është miniera Illovica, koncesioneri i së cilës është kompania kanadeze “Euromaks Risorsis”. Pas protestave dhe bllokadave të shumta gjatë vitit 2017 dhe 2018, si dhe pas dy referendumeve lokale në Novo Sellë dhe Bosilevë, koncesioneri njoftoi se heq dorë nga pastrimi i xehes së arit me cianid dhe acid sulfurik në procesin teknologjik të minierës. Megjithatë, ambientalistët e rrethit të Strumicës shprehin mosbesim në sinqeritetin e kompanisë dhe disa herë i kanë dërguar ultimatum qeverisë që të revokojë koncesionin e “Euromaks” dhe të mos lejojë hapjen e minierës Illovica. Shqetësimi i tyre është shtuar edhe më shumë nga votimi i dështuar për ndryshimet në Ligjin për lëndët e para minerale në Kuvend vitin e kaluar, me të cilat koncesionerëve të ardhshëm minerar duhej t’iu kufizohet përdorimi i acidit sulfurik dhe cianidit në proceset teknologjike, për të cilat ata e akuzuan edhe qeverinë dhe opozitën se të gjithë janë në të njëjtën, “koalicioni të cianidit”.

Megjithatë, në fillim të 2019 pasiguri është ende duke qëndruar pezull: a do të lejojë qeveria hapjen e minierës Illovica? Deri tani, prej atje ka vetëm përgjigje diplomatike se “Qeveria nuk do të bëjë asgjë në dëm të qytetarëve,” siç deklaroi  zëdhënësi Mile Bosnjakovski. Qeveria njofton se do të punojë për të harmonizuar qëndrimet e të gjithë aktorëve të interesuar që, të paktën duke gjykuar nga kundërshtimi kategorik për hapjen e minierës Illovica vështirë se do të arrihet.

Duke pritur që qeveria më në fund të vendosë rreth Illovicës, publiku i ekspertëve ka vërejtje se çështja e minierës dhe koncesioneve të tjera aktuale dhe të ardhshme për hulumtim dhe shfrytëzimin e mineraleve metalike pushteti do t’i zgjidhë pas përfundimit të procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa para ftesës së pritur për hyrje të Maqedonisë ë NATO dhe se atëherë , mbase, do të jetë i ekspozuar ndaj presionit të fortë të lobimit nga institucione ndërkombëtare serioze për të lejuar hyrje të kapitalit të huaj të minierave në vend nga njëra anë dhe një nga rezistenca e shoqatave ekologjike dhe popullata lokale në Juglindje nga ana tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button