fbpx

Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë i hapet rruga për NATO dhe BE (VIDEO)

Kuvendi i Greqisë sot pasdite me 153 vota “për” e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën zgjidhet kontesti i emrit të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë 300 deputetët veçmas, u shprehën në pyetjen se a janë “për”, “kundër” apo të “përmbajtur” për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Prej tyre 146 ishin kundër, ndërsa një i “përmbajtur”.

Maqedonia më 11 janar, me votimin e ndryshimeve kushtetuese e përfundoi gjithë procedurën e implementimit të Marrëveshjes së Prespës.

LEXO: Zaev: Miku im Alexis Cipras, së bashku me popujt tanë, shkruam një fitore historike

LEXO:Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi

***********************


Ende është e paqartë se si do të jetë rezultati pasi që rezultatet e fundit të anketave tregojnë përparësi serioze të partisë opozitare Demokracia e Re, e cila ashpër e kundërshton Marrëveshjen e Prespës.

Nga gjithsej 300 deputetë, fjalë për diskutim kanë kërkuar 230. Deri sa dje zgjaste debati, rreth 5 mijë anëtarë të organizatave nacionaliste janë mbledhur në protesta para kuvendit të Greqisë në Athinë, por edhe në Selanik duke thirrur “Maqedonia është vetëm greke”. Një pjesë e tyre hodhën materiale piroteknike dhe gurë ndaj policisë, ndërsa pjesëtarët e forcave policore kanë përdorur mjete për shpërndarjen e protestuesve.

Lideri i partisë opozitare Demokracia e Re, Kirijakos Micotakis e akuzoi kryeministrin grek se i “injoron ndjenjat patriotike” të milionë grekëve. Ai kërcënoi se do ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE nëse partia e tij i fiton zgjedhjet.

“Kyçja e Shkupit në BE nuk lidhet me marrëveshjen e Prespës. Greqia në çdo moment mund të vendosë veto në kyçjen e Shkupit në BE. Ndërsa, unë personalisht nuk do të dorëzohem nga kjo e drejtë nacionale”, tha lideri opozitar.

Duke u përgjigjur të gjithë atyre që janë kundër që fjala Maqedoni të jetë në emrin e fqinjut verior, kryeministri Aleksis Cipras mbrëmë në Kuvendin e Greqisë u rikujtoi komunistëve grek “abetaren sllavo-maqedonase dhe sllavomaqedonen Mirka Ginova”. Ai në fjalim u përgjigj ndaj të gjitha kritikave nga kundërshtarët e tij.

“Ku ishit në vitin 2008-2009 kur u lëshua liberalizimi i vizave i qytetarëve maqedonas në zonën Shengen”, e pyeti Cipras oponentin e tij politik.

Kryeministri grek iu drejtua deputetëve të partisë komuniste, duke e përmendur heroinën antifashiste Mirka Ginova (e lindur në fshatin Rusillov, Voden që u dënua me vdekje për të shtënat më 26 korrik 1946 në Enixhe-Vardar).

Ai i dënoi edhe kërcënimet kundër disa deputetëve grek që merren me marrëveshjen e Prespës.

Si do që të jetë, ende është e pasigurt se si do të votojnë grekët e pavarur, nëse kihen parasysh anketat në Greqi, të cilat tregojnë se kundërshtari Demokracia e Re ka dalë para partisë së pushtetit SIRIZA për zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe, sipas anketës më të re të bërë nga “Puls” për televizionin Skaj, Demokracia e Re ndodhet para SIRIZ-ës me 10.5 për qind, ndërsa anketa e bërë për in.gr, përparësia e opozitës para partisë pozitare është 9.8 për qind.

Sipas “Puls”, Demokracia e Re ka 33 për qind besim, që është mbi për gjysmën e vlerësimit në lidhje me anketën e tillë paraprake. SIRIZA ka besim prej 22.5 për qind, që gjithashtu është vlerësim përgjysmak më pak në krahasim me anketën paraprake të “Puls”. Ajo ka përjetuar rritje të besimit prej 1 për qind në krahasim me anketën paraprake, ndërsa pas saj është KINAL, koalicioni i PASOK, me 6.5 për qind besim, ndërsa Partia komuniste ka 5.5 për qind, ndërsa në anketën paraprake të “Puls” ka vërejtur 6 për qind besim.

Në vlerësimet se kush do t’i fitonte zgjedhjet parlamentare, kryeson Demokracia e Re me 59 për qind (në anketën paraprake 57), ndërsa mundësi për SIRIZ-ën kanë dhënë 22 për qind e të anketuarve ( 25 në parapraken).

Kryetari i Grekëve të pavarur, Panos Kamonos në “Twitter” kërkoi dorëheqje të 101 deputetëve që të ndërprehet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës që duhet të votohet sot.

Kamenos së pari vetë dha dorëheqje, ndërsa më pas ka kërkuar edhe nga 100 deputetët.

“Së pari do ta dorëzoj dorëheqjen time. Deri në orën 14:00 do të mund ta pengojmë ratifikimin e marrëveshjes së Prespës me 101 dorëheqje dhe me këtë t’i japim fund Marrëveshjes”, shkroi Kamenos.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close