Juve, 15 ditë për të gjetur “top player”

15 ditë për “top player”. Kaq ditë i kanë mbetur Juventusin për të gjetur sulmuesin e saj të ardhshëm. Pas dështimit me Robin Van Persie që zgjodhi Manchester United dhe Luis Suarez, i cili rinovoi me Liverpool, tani kanë mbetur edhe dy mundësi të fundit: Edin Dzeko dhe Fernando Llorente.

Sulmuesi boshnjak i Manchester City është një dëshirë e vjetër e klubit torinez, i cili mund të mbërrijë edhe në formë huazimi në rast të një prishjeje me klubin anglez.

I dytë është një dëshirë e trajnerit Antonio Conte dhe favori i Juventus është fakti se sulmuesi bask është në skadim e sipër të kontratës së tij me Athletic Bilbao dhe është emri më i përfolur për momentin në shtypin spanjoll dhe italian.

Gjithsesi, Juventus duhet të nxitojë pasi kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e merkatos.

Lajme të ngjashme

Back to top button