-Pyetjet e Beduinit

Një ditë, një beduin erdhi në një xhami ku ishte edhe pejgamberi jonë, Muhamedi a.s. Pasi i përshëndeti dhe u dha selam besimtarëve të pranishëm, kërkoj leje nga i dërguari i Allahut që të shtroj disa pyetje. Muhamedi a.s. i dha shenjë që të pyes.

Beduini filloi me pyetjet, ndërsa Muhamedi a.s. përgjigjej:

1.    Dua të jem i mençur, çfarë të bëj?
•    Ke frikë Allahun!

2.    Dua të jem rob i mirë i Allahut dhe të bëj gjithçka që Allahu ka urdhëruar?
•    Lexo dhe mëso Kuran!

3.    Dua të jem i përkushtuar dhe të kem qetësi në zemër?
•    Kujtoje vdekjen!

4.    Dua të jem i sigurt nga armiku?
•    Mbështetu tek Allahu!

5.    Dua të jem në rrugën e drejtë?
•    Bëju mirë të tjerëve, që të fitosh dashurinë e Allahut!

6.    Çfarë të bëj, që të mos e hidhëroj Allahun?
•    Munde epshin tënd!

7.    Si të jetoj gjatë?
•    Kujtoje Allahun dhe falënderoje atë vazhdimisht!

8.    Dua të përparoj?
•    Të jesh çdoherë me Abdes

9.    Si të ruhem nga Xhehenemi?
•    Ruaji sytë nga harami (e ndaluara), ruaje gjuhën tënde nga fjalët e kota, ruaji duart nga punët e ndaluara dhe ruaju nga Zinaja !

10.    Si të lirohem nga mëkatet ?
•    Le të rrjedhin lotët nga pendimi yt dhe betohu se nuk do ta përsërisësh atë mëkat !

11.    Dua që njerëzit të më respektojnë ?
•    Mos kërko asgjë nga askush!

12.    Dua të jetoj me nder?
•    Mos i zbulo të metat e askujt!

13.    Dua të pasurohem?
•    Lexo dhe mëso Suren Muzemmil (73)

14.    Si ta mundi frikën nga Dita e gjykimit?
•    Kujtoje Allahun para ushqimit dhe para gjumit !

15.    Dua ta ndjej prezencën e Allahut gjatë faljes ?
•    Merr Abdes me sinqeritet dhe përkushtim dhe vazhdo të jesh i pastër dhe i rregulluar vazhdimisht e në çdo kohë !

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button