Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” do të protestojë sërish ditën e shtunë

Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” do të protestojë sërish ditën e shtunë, në ora 11, te Teleferiku në Tetovë. Ata kërkojnë të tërhiqet kompania “Elem Turs” e cila aktualisht po menaxhon me qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre te Facebook-ut ata ftojnë qytetarët që t’iu bashkangjiten në protestën e të shtunës dhe t’i thonë mjaft shkatërrimit të kësaj qendre skijimi.

Ndryshe, ata protestuan më datë 12 janar dhe bllokuan rrugën për në Kodrën e Diellit.

Nga Qeveria thanë se për momentin kompania për turizëm, hoteleri, rekreacion dhe sport, ELEM TURS po përgatit një analizë të detajuar për gjendjen aktuale të Kodrës së Diellit dhe se vendimi se çka do të ndodhë më tej me këtë qendër skijimi do të merret pas përfundimit të kësaj analize.

Kërkesat e tyre janë:

  • Takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev dhe me pjesëtarët tjerë të kabinetit qeveritar që janë të ngarkuar me punë në zhvillimin e turizmit dimëror dhe malor. Këtë takim kërkojmë ta zhvillojmë në Kodrën e Diellit, më së voni deri të shtunën (12 janar 2019, në orën 11). Do i sugjerojmë kryeministrit Zaev që vizitën në Kodrën e Diellit ta zhvillojë si çdo qytetar tjetër, për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen vizitorët e kësaj qendre turistike.
  • Qeveria të analizojë në detaje termat dhe kushtet e kontratave me realizuesin e ski-liftit me 6 ulëse, dhe të ndërmarrë masa përkatëse dhe sanksione sipas ligjit ndaj vonesave në realizim nga ana e kontraktorit.
  • Kërkojmë nga Qeveria që të formojë komision për të mbikëqyrur rrjedhën e punëve në Kodrën e Diellit, me përfshirje të përfaqësuesve nga Qeveria, shoqëria civile, ekspertët të sporteve dimërore dhe njohës të mirë të problematikës së Kodrës së Diellit.
  • T’i kushtohet vëmendje e menjëhershme nevojave më urgjente për ta tejkaluar krizën që përsëritet çdo vit në Kodrën e Diellit, duke bërë (1) pastrimin e vendparkimeve nga bora; (2) funksionimi i rregullt i ski-liftave; (3) të garantohet rendi dhe siguria; (4) të sigurohet funksionimi 24 orësh i ambulancës në Kodrën e Diellit.
  • Kërkojmë angazhim më të madh edhe nga Agjencia për Zhvillimin e Turizmit, Agjencia për Rini dhe Sport dhe nga Federata e Skijimit në ushtrimin e një pasioni më të madh ndaj autoriteteve përgjegjëse për dështimet me funksionimin normal të Kodrës së Diellit.
  • Kërkojmë nga SH.A. ELEM që përfundimisht të heq dorë nga bllokada që i bën resortit turistik Kodra e Diellit.


LEXO: Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit: Stop shkatërrimit të kësaj qendre turistike (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button