Ivanov: Në Sllupçan është keqpërdorur pozita zyrtare

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov përmes një komunikate për shtyp vlerësoi se nuk janë respektuar rregullat dhe procedurat institucionale.

Personat me uniformë në shoqëri të ministrit të Mbrojtjes, nuk janë në përbërje formacioni të Armatës së Republikës së Maqedonisë, por pjestarë të kabinetit të ministrit.

Presidenti Ivanov kërkoi nga kompetentët zbardhjen e rastit dhe vërtetimin e ekzistimit të abuzimit të detyrës zyrtare.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë kërkon nga të gjithë faktorët që të mos e keqpërdorin Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe uniformën ushtarake për qëllime politike, partiake ose çfarëdo qofshin ato. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button