Zaev në takim me Han dhe Stoltenberg: Tani është koha që gjithë mundi të orientohet në zbatimin e reformave

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë kohës së pjesëmarrjes së tyre në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës sot janë takuar me komisarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria informojnë se në takim me eurokomisarin Han është konstatuar se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës po zhvillohet sipas asaj që është planifikuat dhe se tani është koha që i gjithë mundi i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë të fokusohet në implementimin e theksuar të reformave, që të mundësohet fillim i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Në bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg edhe njëherë janë afirmuar porositë për përkrahje dhe inkurajim që edhe më tej arrijnë nga NATO, të finalizohet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe pritja në fillimin e ratifikimit të protokollit për anëtarësim. Kryeministri potencoi se vendi ynë është krejtësisht i përgatitur për atë akt të rëndësishëm, si një nga dy prioritetet më të mëdha të Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar në vitin 2019”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button