Varshmëria Facebook : 235 milionë luajnë lojëra! Pokeri është hit

Facebook shpalli një statistikë të re e cila zbulon se 235 milionë njerëz në muaj luajnë lojëra në Facebook, që shënon një rritje prej 30 milion nga viti i kaluar.

Facebook-u i GDC Europe zbuloi se pesë nga dhjetë hulumtimet për lojëra janë nga Evropa. Ato janë Wooga, King.com, Peak Games, Rovio  dhe Social Point, që është përparim për evropianët sepse vitin e kaluar vetëm një nga këto studime u rangua në listën e top 10-shit, në të cilën vazhdon ta mbajë vendin e parë loja Zynga me gjithsej 300 milionë përdorues. 

Përveç kësaj, 150 milionë njerëz në muaj e vizitojnë shitoren e re për aplikacione, App Center. Pothuajse 35 për qind nga ata të cilët e kanë instaluar aplikacionin, ditën e ardhshme janë kthyer për ta luajtur atë. 

Por, gjëja që është interesante për App Center është fakti se kjo shitore gjeneron trafik shtesë ndaj aplikacionit dhe lojërave në iTunes dhe Google Play. Vetëm në korrik, Facebook i ka përcjellur përdoruesit e tij në shitoret e Apple dhe Google rreth 170 herë, nëpërmjet linqeve të cilat janë paraqitur kur miqtë luajnë në rrjet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button