Shkup, një inspektor të DAP-it Policia e ka kapur duke marrë ryshfet prej 5.000 eurove

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personit për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfet” nga neni 357 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, si dhe për dy persona për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari i parë ngarkohet se si person zyrtar – inspektor i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) në Ministrinë e Financave – Zyra Rajonale Shkup, në mënyrë indirekte, nëpërmjet dy personave tjerë të akuzuar ka kërkuar mjete në para prej 5.000 euro nga një person juridik. Paratë më pas personalisht i ka pranuar që të mos kryejë veprim zyrtar, gjegjësisht të mos kryejë kontrolle të detajuara të subjektit tatimor në lidhje me llogaritjen për pagesë të obligimit për tatim të personit juridik në të cilin themelues dhe udhëheqës ka qenë motra e të dëmtuarës”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, gjatë kryerjes së veprës penale, me paramendim kanë ndihmuar dy persona të akuzuar, pronarë të një zyre për kontabilitet nga Shkupi, nëpërmjet dhënies së këshillave dhe udhëzimeve, por edhe ndërmjetësimit direkt në komunikim me të dëmtuarën me të cilën paraprakisht është njohur.

“Të akuzuarit më 05.11.2018, në një objekt hotelieri, kanë organizuar takim në të cilin e dëmtuara të akuzuarit të parë ia ka dhënë paratë me vlerë prej 5.000 euro në dhjetë bankënota nga 500 euro. Bankënotat paraprakisht kanë qenë të përpunuar në Sektorin për Krim-Teknikë të MPB-së. I akuzuari i ka futur në xhep paratë e përpunuara nga MPB, ndërkaq pas intervenimit të policisë është kapur me paratë në xhep, pasi e ka lëshuar objektin e hotelerisë”, thonë nga Prokuroria.

Sipas tyre, me propozim të prokurorit, i akuzuari i parë është privuar nga liria dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit, e cila prej 11.01.2019 i është ndërruar me masë paraburgim shtëpiak.

“Duke vlerësuar se edhe më tej ekzistojnë bazat për të cilat i është shqiptuar masa, gjegjësisht rrethanat të cilat tregojnë se ka rrezik që të arratiset, të fshijë prova ose ta përsërit veprën penale, apo të ndikojë ndaj dëshmitarëve, prokurori ka propozuar që t’i vazhdohet masa e paraburgimit shtëpiak”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button