fbpx

Drejtori i ITSHKSH-së dhe u.d kryetari i Komunës së Dibrës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në kuadër të shtrirjes së aktiviteteve të saja hulumtuese-shkencore dhe kulturore, sot nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Dibrës. Marrëveshja u nënshkrua në Dibër nga drejtori i Institutit, Skender Asani, dhe ushtruesi i detyrës – kryetar i Komunës së Dibrës, Eugjen Cami, në prani të kryetarit të Këshillit të kësaj komune, Bashkim Mashkulli.

“Kjo marrëveshje synon në krijimin e bazës për realizimin e projekteve të përbashkëta në sferën e turizmit në rajonin e Dibrës dhe më gjerë, promovimin e trashëgimisë kulturore, sensibilizimin e rinisë për t’u marrë me aktivitete kulturore, promovimi i veprimtarisë botuese, organizimi i tribunave dhe paneleve me interes të përbashkët, etj.”, thuhet në njoftimin e IKTSH-së.

Asani dhe Cami u shprehën optimistë në mundësit e reja për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, sidomos në sferën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, ku Komuna e Dibrës ka kapacitete të jashtëzakonshme të bashkëveprimit me Institutin apo edhe organizma tjerë tejkufitar, e sidomos me Republikën e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button