fbpx

Strasburg: 339 lëndë nga Maqedonia janë duke pritur aktvendime

Nga gjithsej 1,014 aktvendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në vitin 2018, 12 kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë dhe në të gjitha është konstatuar shkelje, gjegjësisht mosrespektim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,  raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

Sipas statistikave të Gjykatës së Strasburgut, një prej aktvendimeve ka të bëjnë me mungesë të hetimit efektiv,  për liri të shprehjes, mbrojtje të pronës, tri aktvendime për shkelje të të drejtës për liri dhe siguri, e drejta për gjykim të drejtë dhe e drejta e tubimit dhe organizimit, si dhe një aktvendim është për shkelje të konstatuar të neneve të tjera të Konventës.

Nga statistikat e përgjithshme të Gjykatës, që nga themelimi i saj e deri më sot,  GJEDNJ ka miratuar 21.651 aktvendime, nga të cilat 153 kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë, e cila u anëtarësua në këtë Gjykatë në vitin 1995 me anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe aderimin në Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.

Nga 153 aktvendimet që kanë të bëjnë me Maqedoninë, në 136 janë konstatuar shkelje të Konventës, në 12 nuk ka pasur shkelje të Konventës, tre lëndë janë zgjidhur me marrëveshje mes paditësve dhe shtetit ose shlyerje të tyre nga procedura dhe tre aktvendime që fillimisht kanë qenë me kënaqje të drejtësisë, rishqyrtim, përjashtime paraprake ose moskompetencë.

Para GJEDNJ-së në Strasburg, në vitin 2018, kanë arritur 43.100 lëndë, gjegjësisht -32 për qind më pak se në vitin 2017, kur kanë arritur 63.350 lëndë. Kjo pjesë e statistikave, pak para publikimit të tyre, u komentua nga Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i cili shpjegoi arsyen përse vitin e kaluar ka pasur ulje aq të madhe dhe drastike të lëndëve që kishin arritur në Strasburg nga të gjitha 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torborn Jagland beson se Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut tani bazohet në themel më të fortë nga ai kur u themelua në vitin 2009. Asokohe, besueshmëria e sistemit konvencional ishte vënë në dyshim për shkak të numrit të lëndëve të pazgjidhura prej 160.000. Deri në fund të vitit të kaluar ky numër u zvogëlua në 56.000. Ky zhvillim u arrit kryesisht me rishpërndarje të resurseve në terren, që në shtetet anëtare të miratohen ligje në përputhje me Konventën dhe si për trajnimin e gjyqtarëve dhe avokatëve.

Gjatë vitit 2018, 7.644 nga ankesat e pranuara në Gjykatë u janë dërguar qeverive, ose + 6% në krahasim me vitin 2017, kur janë dërguar 7.225 ankesa.

Në të njëjtën kohë janë miratuar gjithsej 42.761 vendime apo aktvendime të Gjykatës (-50 për qind në krahasim me vitin 2017, kur janë miratuar 85.951 aktgjykime dhe vendime) prej tyre 2.738 kanë qenë aktvendime (-82 për qind në krahasim me vitin 2017, kur ka pasur 85.951 aktvendime, janë miratuar 40.023 vendime për pezullim të procedurës ose mospranim të ankesave (-43 për qind në krahasim me vitin 2017).

Më 31 dhjetor 2018, 56,350 lëndë kanë qenë në pritje para GJEDNJ-së, pothuaj aq sa ka pasur edhe më 1 janari 2018, kur për vendim kanë pritur 56.250 lëndë. Në detaje: 22.250 kanë qenë para Këshillit të Madh të gjykatës (-15 për qind), 29.350 para Komitetit dhe +25 për qind janë te një gjyqtar i vetëm 4.750 aktvendime +10 për qind.

Deri më 31 dhjetor 2018 janë 339 lëndë të cilat kanë të bëjnë kundër Republikës së Maqedonisë, ndërsa kanë pritur aktgjykim ose vendim nga Gjykata e Strasburgut, tre prej tyre janë pranuar (1 për qind), 106 lëndë (31 për qind) janë dërguar në qeveri, 35 lëndë gjenden para një gjykatësi të vetëm ose Komitetit të gjykatësve të kategorisë 6 dhe 7 (apo 10 për qind e lëndëve), ndërsa 195 lëndë (58 për qind) janë duke e pritur shqyrtimin e parë nga Këshilli ose Komiteti i kategorisë 1-5.

Nga grafiku, për atë se si janë shqyrtuar lëndët nga Maqedonia, vërehet se vetëm në vitin 2018 ka pasur 305 lëndë që janë dhënë për shqyrtim të instancës gjyqësore të KEDNJ, 263 lëndë janë shpallur të papranueshme ose janë shlyer, 36 janë dorëzuar në Qeveri, ndërsa për 15 lëndë ka pasur aktgjykim apo vendim.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close