Carovska ua ka marrë ingerencat kryetarëve të komunave të Strugës dhe Kumanovës për menaxhim me kopshtet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ka marrë kompetencat e Komunës së Kumanovës për menaxhim me kopshtet. Këshilli i Komunës dhe kryetari Maksim Dimitrievski një vit nuk do të kenë ndikim në punën e kopshtit “Angell Shajçe”, sepse nuk e kanë respektuar procedurën për publikimin e shpalljes për drejtor.  Vendimi në vetëqeverisjen lokale të Kumanovës është miratuar këto ditë, ndërsa nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) për Sdk.mk e kanë konfirmuar informatën, transmeton Portalb.mk.

“Kujdesi dhe mbrojtja e fëmijëve janë prioritet në punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për shkak mos respektimit të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga ana e Komunës Kumanovë i ka marrë ingerencat për menaxhim me kopshtet”, thonë MPPS.

Përveç Kumanovës, ingerencat në bazë të njëjtë para një muaji janë marrë edhe nga Komuna e Strugës dhe kryetari i saj Ramis Merko.

“Vendimi për marrjen e kompetencave është miratuar pasi është bërë kontroll në punën e komunave dhe janë konfirmuar lëshime në emërimin, gjegjësisht zbatimin e procedurës për publikim e shpalljes për drejtor të çerdheve për fëmijë. Edhe përkundër afatit për veprim me parregullsitë, kryetarët e komunave nuk kanë vepruar sipas autorizimeve të tyre ku më pas Ministria veproi sipas nenit 201 të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve dhe ua ka marrë kompetencat në periudhë prej 1 vjet”, thonë nga MPPS.

Nga Komuna e Kumanovës thonë se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar dhe konfirmojnë se nuk janë të njohur se u janë marrë kompetencat për kopshtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button