Maqedoni, arsimin herët e lëshojnë 8.5 për qind nga personat e moshës nga 18 dhe 24 vjeçare

Shkallë të ulët të arsimimit në Maqedoni kanë 17.7 për qind e personave të moshës mes 25 dhe 34 vjeçare, ndërsa 8.5 për qind e personave nga mosha 18 deri 24 vjeçe herët e lëshojnë procesin arsimor, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë me rastin e 24 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, transmeton Portalb.mk.

Në arsimin formal dhe në arsimin jashtë sistemit arsimor të rregullt marrin pjesë 10.7 për qind e popullatës së aftë për punë.

Në procesin e arsimimit janë përfshirë 800 meshkuj dhe 414 femra fëmijë me pengesa. Prej tyre 218 shkojnë në shkolla të rregullta, ndërsa 996 në shkolla speciale.

Sipas të dhënave të UNESKO-s, 750 milionë të rinj në botë nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, një nga pesë adoleshentët në botë e ka lëshuar arsimin e mesëm, 262 milionë fëmijë dhe të mitur për momentin nuk shkojnë në shkollë, ndërsa 1 nga 11 fëmijë nuk shkon në shkollë fillore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button