fbpx

Shilegov: Deri në fund të këtij viti do ketë koncesioner të ri dhe modernizim të Drisllës

Qyteti i Shkupit ka krijuar komision të ri i cili duhet të rivlerësojë ofertat e kompanive dhe, në përputhje me rivlerësimin, të zgjedh koncesioner të ri për Drisllën. Këtë për “Meta” e konfirmoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai pret që komisioni shumë shpejt të përfundojë punën dhe t’ia ofrojë Këshillit të Qytetit Shkup, që ky të zgjedhë koncesioner, me çka deri kah fundi i vitit do të duhej të përfundojë tërë procesi dhe të fillojë implementimi i teknologjisë moderne me të cilën Drislla përfundimisht do të bëhet deponi moderne, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Shkupit, nuk bëhet fjalë për konkurs të ri për dhënie të koncesionit për deponinë, por rivlerësim të ofertave ekzistuese të kompanive të cilat kanë marrë pjesë në konkursin e vitit 2011.

Atëherë me vendim të autoriteteve të mëparshme e qytetit, për koncesioner të Drisllës, u zgjodh kompania italiane “FCL Ambiente” e cila mori deponinë në 35 vjet dhe sipas kontratës duhej të investonte 73 milionë euro. Kompania e renditur e dyta, kompania gjermane “Scholc” dy herë e ankimoi vendimin për dhënien e koncesionit firmës italiane. Por Qyteti i Shkupit, derisa kryetari ishte Koce Trajanovski, dy herë nënshkroi kontratë me “FCL Ambiente”.

Drislla, foto: Kolektif.mk

“Kur erdha unë procedura ishte e ngatërruar deri në atë masë që s’kisha mundësi të bëja gjë, por posa të përfundojë e tërë procedura administrative, nga koncesioneri i ri, që do të zgjidhet, do të kërkohet garanci bankare se do t’i përmbushë obligimet e ndërmarra”,  thotë Shilegov.

Ai tha se selektimin e mbeturinave, ndarjen e gazit, djegien e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë elektrike në Drislla duhet t’i realizojë koncesioneri i ardhshëm, duke shtuar se “gjithandej në botë mbeturinat janë para së gjithash biznes fitimprurës përveç se në Shkup”.

Sipas kryetarit të Shkupit, kur të përfundojë i tërë procesi, në deponi do të duhej të përfundojnë më së shumti rreth 5 për qind të mbeturinave që deponohen tani, që do të jetë një hap i rëndësishëm para drejt mjedisit më të pastër në Shkup.

Foto: Kolektif.mk

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close