Është shtyrë seanca e rastit “Titanik 3” pasi nuk është gjetur ende adresa e dëshmitares

Dëshmitares nuk i gjendet adresa në Gjermani

Procesi gjyqësor për rastin “Titanik 3” shtyhet për një muaj deri sa të gjendet adresa e dëshmitares Resmie Beslimovska, e cila është e martur në Gjermani.

Gjykatësja Ola Ristova tha se për së dyti herë kanë dërguar kërkesë te Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për të identifikuar lokacionin e shtetases në fjalë, transmeton Alsat M.

Por, Mefail Asllani avokati i njërit nga të akuzuarit, tha se në gjykatë e kanë dorëzuar fletëkurorzimin e dëshmitares, në të cilën shkruhet edhe adresa e banimit në Gjermani.

Në seancën e sotme, sipas propozimit të PSP-së në gjykatë duhej të lexohej deklarata e dëshmitares të dhënë gjatë procedurës hetimore para prokurorit publik më 14 Nëntor 2016.

Ne rastin e PSP-së “Titanik 3” akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri në dyshimin se kanë bërë parregullsi në zgjedhjet lokale të viti 2013. Seanca e radhës u caktua më 22 Shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button