Tetovë, është rritur numri i personave të sëmurë nga fruthi

Tre persona me sëmundjen e fruthit janë regjistruar në qytetin e Tetovës. Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 26 vjeçare nga Bërvenica e Tetovës e punësuar në Shkup dhe një vajzë tjetër poashtu e moshës së rritur e cila është lëshuar për në shtëpi. Rasti i tretë është një punonjës i kujdesit shëndetësor, i punësuar në Shkup.

Institucionet kompetente vazhdimisht punojnë për kërkimin dhe gjetjen e personave të pa vaksinuar. Nga atje theksojnë se në Tetovë numri i personave të pavaksinuar janë të moshës parashkollore, transmeton Portalb.mk.

“Ata që nuk kanë marrë vaksinë, përmes pikave të shëndetit, do të ftohen në shërbime për vaksinim. Te fëmijët që duhet të kryhet rivaksinimi, deri tani nuk ka ndonjë problem, që nuk është si në rastin  te ata që duhet ta marrin vaksinën e parë”, theksojnë nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë.

Për momentin të hospitalizuar ka 21 persona ndërsa numri i të vaksinuarve deri më sot ka arritur në 4070 raste.

Ndërsa sa i përket llojeve tjera të sëmundjeve ngjitëse, në Tetovë në vitin 2018 janë regjistruar 411 raste me sëmundjen e varicelës (lija e dhenve). Deri tani në vitin 2019 janë regjistruar 72 raste, ndërsa në përgjithësi e prek moshën prej 7 deri në 9 ose prej 7 deri në 11 vjeçare, por paraqitet edhe te fëmijët e moshës 5-vjeçare.

Institucionet kompetente edhe më tej theksojnë se parandalimi i vetëm nga sëmundja e fruthit është vaksinimi, e cila merret në muajin e 13 dhe është pjesë e kornizës ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button