Pompeo: SHBA nuk do të tërheqë personelin diplomatik nga Venezuela

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se Washingtoni nuk do të tërheqë misionin diplomatik nga Karakasi, pasi pushtetin e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nuk e konsideron legjitim, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Venezuelës Maduro mbrëmë njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në dhe diplomatëve amerikanë u dha afat prej 72 orëve që të braktisin këtë vend të Amerikës Latine.

Venezuela është përfshirë në protesta masive të cilat i udhëheq opozita, e cila ka shumicën në parlamentin e këtij vendi. Presidenti amerikan Donald Trump mbështeti opozitën venezuelase dhe liderin e saj Juan Guaido, të cilin e shpalli shef të përkohshëm të shtetit.

Guaido pas urdhrit të Maduros për dëbimin e diplomatëve amerikanë porositi se opozita do të mundësojë qëndrimin e personelit të misionit diplomatik amerikan në Venezuelë.

“SHBA mbështet Guaidon në përpjekjet për të formuar qeveri të përkohshme dhe jemi të gatshëm që ta mbështesim në ruajtjen e rrjetit diplomatik”, porositi Pompeo.

Duke theksuar se SHBA nuk do të tërheqin diplomatët nga Venezuela, Pompeo porositi se presidenti aktual i këtij vendi Maduro, më nuk ka autorizim për të ndërprerë marrëdhëniet me vendet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button