STEP: Pako turistike për vlerat kulturore dhe natyrore të Maqedonisë dhe Shqipërisë (FOTO)

Në një takim të përbashkët, në fshatin Jançe, partnerët e Projektit për Avancimin e Turizmit Bashkëkohor (STEP) i kanë rregulluar pakot që do të ofrohen në mënyrë të përbashkët në Maqedoninë Veriperëndimore dhe në rajonin e Elbasanit të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit nga Shqipëria që në takimin në fshatin piktoresk të Komunës së Mavrovës – Rostushë, të cilët janë pjesëtarë të rrjetit STEP, paraqitën disa pako me përmbajtje turistike që janë në drejtim të njohjes me vlerat kulturore dhe veprimtarinë tradicionale, por edhe me turizmin malor.

Grupi punues i Elbasanit prezantoi  paketat e mundshme që mund t’u ofrohen anëtarëve si më poshtë:

1. Liqeni i Belshit, Seferan (kanu opsionale), seanca e fotografive, veshjet tradicionale, akomodimi në Elbasan (Gjinari si opsion plotësues)
2. Modeli Via Ignatia, Peqin, Elbasan, Gjinar, duke vazhduar në Maqedoni
3. Llixhat e Elbasanit
4. Gramsh, kanioni i Holtës, Shpellat
5. Parku Kombëtar i Shebenikut Jabllanicë
6. Pyjet e ahut, me turne biçikletash
7. Dita e Verës Elbasan, si një paketë speciale
Disa nga pakot u prezantuan me disa nën opsione , si dhe u prezantuan 10 shtigje për ngjitje malore.

Ndërkohë grupi I Maqedonisë prezantoi katër paketat bazë në anën e Pollogut dhe Mavrovës:

1. Paketa turistike e monumenteve kulturore të Pollogut;
2. Paketa turistike e qendrave turistike si P. Shapka dhe Mavrova;
3. Paketa turistike e rrugës Via Ignatia dhe shenjave të saj në Pollog;
4. Paketa turistike e shpellave në Pollog dhe pasurive tjera natyrore.

Pastaj edhe prezantuan paketa konkrete për ngitje malore, si dhe u diskutuan edhe mundësi të paketave tjera siç janë paketa e degustimit të djathërave në Mavrovë dhe Sharr, turizëm bujqësor si dhe paraglajding tura për grupe specifike të turistëve.

Pas definimit të pakove, STEP në shkurt do të organizojë punëtori dyditore ku pjesëmarrës kryesor priten të jenë entitetet komerciale turistike (restorante, hotele, agjenci turistike, hotele, akomodime, …) nga dy rajonet e përmendura.

Qëllimi i STEP është që të bëjë promovimin e sektorit turistik i cili në mënyrë efikase do të harmonizohet me nevojat e tregjeve të brendshme dhe ndërkombëtare dhe do të kontribuojë në përshpejtimin e rritjes dhe stimulimit të hapjes së vendeve të reja të punës në zonën turistike tejkuftare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Projekti është i financuar nga BE, nëpërmjet programit IPA2.

Projekt-partnerë janë Fondacioni “Metamorfozis”, Qendra për Bashkëpunim Rajonal “Pollog” dhe Këshilli i Qarkut të Elbasanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button