Çair, skelet me muaj janë vendosur por fasada ende ka mbetur pa rregulluar në shkollën “Cvetan Dimov”

Projekti i Qytetit Shkupit për rikonstruimin e fasadave të shkollave të mesme në Shkup siç duket ka ngecur sa i përket shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në komunën e Çairit, në të cilën ende nuk kanë filluar punimet, njofton Portalb.mk.

Edhe pse skelet janë vendosur që nga muaji tetor i vitit të kaluar, deri më tani asnjë punëtor nuk është paraqitur për të filluar punën.

Këtë gjë e dëshmon edhe drejtori i kësaj shkolle, Visar Duraku, i cili tha se nuk ka dijeni se pse nuk kanë filluar punimet deri më tani.

Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” Foto: Borço Popovski

“Që nga muaji tetor janë vendosur skelet për rinovimin e fasadës, por deri më tani nuk janë kryer punime. Investitor i këtij projekti është Qyteti i Shkupit, nuk e dimë se ku ka ngec procedura”, tha për Portalb.mk, Duraku.

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë me dije se punimet nuk kanë filluar për shkak të kushteve atmosferike.

“Sipas informacioneve tona, punimet nuk kanë filluar shkaku i kushteve të papërshtatshme atmosferike”, tha për Portalb.mk, zëdhënësi i Qytetit Shkupit, Valon Saliu.

Ndryshe prindërit ankohen, duke thënë se gjithmonë projektet me rëndësi lihen pas dore dhe nuk i kushtohet vëmendja e duhur.

Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” Foto: Borço Popovski

“Nuk është asgjë e re, jemi mësuar më. Projektet e kota, të panevojshme bëhen menjëherë kurse këto të rëndësishmet lihen pas dore. Është turp që shkolla të lihet në këtë gjendje, dhe pastaj ankohen për shpenzime marramendëse të energjisë elektrike. Po kur nuk është objekti i izoluar normal që shpenzimet do të jenë më të mëdha. Shikoni shkollën nuk ka fare fasadë. Bëjmë apel që projektet shkollore që kanë të bëjnë me kushtet e shkollave në të cilat mësojnë ardhmëria e këtij vendi t’i kushtohet më shumë rëndësi, e jo të premtojnë sa për sy e faqe e të mos bëhet asgjë. Çfarë po presin? Zgjedhje të reja?”, thonë prindërit.

Prindërit kërkojnë:

Të realizohen projektet e premtuara nga Qyteti i Shkupit në shkollat e mesme

Të investohet më shumë në kushtet e shkollave në Shkup

T’i kushtohet më shumë rëndësi projekteve dhe zhvillimit arsimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button