“Skënderbeu” farsë apo projekt strategjik?

Matjet e fundit të Entit për statistikë shpalosën se jetë më të varfër bëjnë qytetarët e Pollogut, ndërsa më mirë jetojnë banorët e rajonit të Shkupit. Sipas analizave, në rajonin e Pollogut standardi jetësor është thuajse përgjysmë nga mesatarja e BPV-së në nivel të vendit ose vetëm 47 për qind të BPV-së mesatare. Në të njëjtën kohë, nivel më të madh të bruto investimeve ka në rajonin e Shkupit ndërsa më të vogël në rajonin verilindor. Pas një sërë kritikash për shpenzimin diskriminues dhe të pabarabartë të parave të buxhetit për investime kapitale, Portalb analizon çka dhe çfarë domethënie infrastrukturore për qytetarët.

Aktivizimi i linjës hekurudhore Kërçovë – Strugë, ndërtimi i projektit “Sheshi Skënderbe” në Shkup, plani për shkatërrimin e kanalit të rrezikshëm në Haraçinë, paratë buxhetore për Universitetin e Tetovës, këto janë pjesë e projektit që arriti t’i shtyje dyshen qeveritare Gruevski – Ahmeti gjatë disa viteve të kaluara. Por sa kushtojnë të gjitha këto projekte, të  realizuara në komuna dhe rajone me popullatë dominante shqiptare.

Për ndërtimin e sheshit Skëndërbe, politikanët shqiptar plasojnë kritika serioze në dy drejtime: dimensionin financiar dhe populist të projektit. Për opozitarët e partisë së Rufi Osmanit, sheshi është vetëm farsë.

“Thjeshtë, farsë është se bëhet fjalë për një vlerë prej vetëm 2 milionë euro kundrejt qindra miliona eurove të investuara në Shkupin 2014. Ky investim është i dështuar me të vetmin qëllim që të kënaqen egot e politikanëve të BDI-së për t’u arsyetuar para elektoratit të tyre në atë kahje se nëse gruevski mund të investojë qindra miliona euro në Shkupin 2014, mund edhe ata të paktën dy milionë euro Skënderbeun”, thotë Artan Dika nga RDK-ja.

Pesha financiare e projektit “Skënderbeu” është kontestuese edhe për opozitarët e PDSH-së. “Është e pakrahasueshme, ose më mirë thënë investimi është joproporcional, 500 mijë euro në krahasim me 250 milionë euro. Nga ana tjetër pjesa më e madhe e atij sheshi, të paktën sipas asaj që e kam parë në 3D prezantim, i takon komunës Qendër. Si duket edhe ky shesh në opinion promovohet si projekt i shqiptarëve ndërsa në esencë ka për qëllim të ndërtohet shesh, si kompensim i sheshit tashmë të uzurpuar në qendër të Shkupit”, tha Ziadin Sela nga PDSH. 

Sipas politikanëve shqiptarë, dimension tjetër është vlera estetike dhe kulturore e projektit “Skënderbe”. “Për fat të keq ky shesh do t’i ngjajë më shumë një hapësire të madhe me pllaka të locuara afër parkingjeve, e jo një sheshi real për tubime, rekracion, aktivitet ekonomik dhe nevoja tjera të qytetarëve. Ky projekt nuk i përmbush as standardet minimale urbane dhe si i tillë do të jetë edhe një investim i dështuar i kësaj Qeverie, së bashku me varrezën e parave buxhetore (Shkupi 2014), përmbledh Dika në bisedën për Portalb.

Edhe pse të kontaktuar nga ministria e ekonomisë nuk u përgjigjën pyetjeve tona për tu prononcuar në lidhje me temën në fjalë. / Portalb

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button