Barça zyrtarizoi talentin holandez, 86 mln euro në arkat e Ajaksit

Barcelona ka arritur të sigurojë një nga talentet më premtues të futbollit europian, edhe pse për këtë do të paguajë një shifër të majme, transmeton Top Channel. 

Skuadra katalanase zyrtarizoi blerjen e holandezit, Frenkie de Jong, nga Ajaksi i Amsterdamit, një lojtar që do t’i bashkohet kolonisë “blaugrana” në fundin e këtij sezoni, kur të mbyllë kampionatin me “tulipanët”.

Operacioni, që ishte i vështirë për shkak të limiteve të merkatos dimoërore dhe vështirësive të negociatave, u finalizua për 86 milionë euro. Pikërisht kaq do të përfitojë Ajaksi, që e kishte kthyer thuajse në një ankand mes Barcelonës, Manchester Cityt dhe Paris SG, garën për të marrë futbollistin e kombëtares holandeze.

Vendimtar ishte vullneti i futbollistit për të provuar një kampionat teknik, si ai spanjoll. Frenkie de Jong do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë dhe do të luajë për 5 sezone, me një pagë dukshëm të përmirësuar nga ajo që merr aktualisht tek Ajaksi i Amsterdamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button