Është vendosur ndalesë për qarkullim e kamionëve në rrugën Strugë-Qafë Thanë dhe në Strazhë

Për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Strugë– Qafë Thanë në orët e pasdites është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese, njoftuan nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkaqe të njëjta në ora 17:00 u vendos ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese edhe për rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafën malore Strazhë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta me mbetje të dëborës në rrugë.

Shoferëve u rekomandohet vozitje e kujdesshme në kushte dimërore, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugorë dhe përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes sipas kushteve në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button