Kryeministri izraelit e ka quajtur Iranin armik të vërtetë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Irani është armik i vërtetë i vendit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një vizite në bazën ushtarake izraelite “Shizafon”, kryeministri izraelit ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Siri dhe në Rripin e Gazës.

Netanyahu tha se qëllimi i Iranit është “të shkatërrojë Izraelin me armë bërthamore”, duke shtuar se vendi i tij është i vendosur të parandalojë një mundësi të tillë.

Ai theksoi se Irani dëshiron të themelojë një bazë të re në Siri.

“Jemi të vendosur të tejkalojmë këto probleme. Në Siri po sulmojmë ushtrinë iraniane dhe po i rezistojmë ushtrisë iraniane. Armiku ynë i vërtetë është Irani”, tha Netanyahu.

Lidhur me çështjen e Rripit të Gazës, ai tha se Izraeli është i gatshëm për çdo skenar të mundshëm.

“Ndoshta në Gaza ka njerëz që mendojnë se mund të çojnë kokën. Unë i paralajmëroj se përgjigja do të jetë vdekjeprurëse dhe e dhimbshme”, tha Netanyahu.

Izraeli dje njoftoi se ushtria izraelite ka qenë në shënjestër të një zjarri snajperist nga Rripi i Gazës, ku si pasojë një ushtar u plagos lehtë.

Kundërpërgjigja izraelite ishte përmes zjarrit të tankut, ku si pasojë vdiq një palestinez dhe katër të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve më rëndë.

Edhe avionët luftarakë izraelitë kryen sulme mbi Gazën, duke marrë në shënjestër një bazë të brigadës Izz al-Din al-Qassam, të krahut ushtarak të Hamasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button