Gjykata Supreme e ka në duar fatin e Prokurorisë Speciale

Më 30 janar Gjykata Supreme e Maqedonisë do të vlerësojë nëse Specialja ka të drejtë të nis procedura të reja, pasi skadoi afati për akuza më 30 qershor të vitit 2017 dhe a mund të ndjek vepra penale jashtë fushëveprimit ligjor prej vitit 2008 deri në vitin 2015, njofton Alsat M.

Në praktikë, kjo do të thotë se gjykata më e lartë do të vërtetojë qëndrim parimor apo mendim juridik nëse ekipi i Janevës mund t’i çojë përpara hetimet e hapura në 18 muajt e fundit, siç është “Perandoria”, dhe gjithashtu a mund të ndjek vepra penale të kryera para vitit 2008 apo pas vitit 2015, si për shembull rasti “Banka Postare”. Informatën e konfirmojnë më shumë burime, me shpjegim të shkurtë se nismat janë dorëzuar nga avokatë që mbrojnë të akuzuar ose persona të gjykuar në lëndët e Prokurorisë Speciale. Baza e nismave, thonë burimet nga gjykata, janë ndryshimet në Ligjin për Gjykata që u bënë në muajin maj të vitit të kaluar, ndërsa u miratuan me pëlqimin edhe të pushtetit edhe të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button