Brajanoviq: Mali i Zi do të jetë ndër vendet e para që do ta nënshkruajë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi sot janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq njofton Portalb.mk.

“Në një atmosferë të ngrohtë të përfaqësuesve të lartë të të dy vendeve, Kryeministri Zaev dhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Brajoviq, në shoqërim të anëtarëve të të dy delegacioneve, kanë biseduar për çështjet aktuale me interes për të dy vendet dhe për bashkëpunimin e ardhshëm dhe mbështetjen e ndërsjellë e cila tradicionalisht është në nivel të lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Malit të Zi”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.

Brajoviq tha se Kuvendi i Malit të Zi do të jetë ndër të parët që do të nënshkruajë Protokollin për aderim të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Nga takimin me Xhaferin, Brajoviq theksoi se Mali i Zi, si edhe deri tani, edhe prej tani e tutje do të vazhdojë të jetë mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në përpjekjet e saj të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së.

“Duke e marrë parasysh se Mali i Zi është anëtar i plotfuqishëm i NATO-s prej vitit 2017, ka përvojë dhe ekspertizë që ia vë në dispozicion Maqedonisë, i ndjen përfitimet në planin ekonomik për vendin e vet pas aderimit në NATO dhe sinqerisht e pret ditën kur do të mund ta mirëpresë Republikën e Maqedonisë Veriore si anëtare e tridhjetë e aleancës së NATO-s”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button