fbpx

Shekerinska: Për uniformat në shqip vendos Komisioni i Venecias

Diverziteti etnik i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) është suksesi më i madh i këtij institucioni dhe shtetit të Maqedonisë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sipas të cilës përdorimi i një gjuhe tjetër përveç asaj maqedonase assesi nuk duhet parë si një disavantazh, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e saj, Shekerinska i bëri në një deklaratë për mediat pas takimit me pjesëtarët e Regjimentit të operacioneve speciale, ku u pyet për ligjin e miratuar për gjuhët dhe mundësinë që kjo të përfshijë edhe mbishkrimin në shqip në uniformat e ushtrisë.

“Këtë dispozitë do ta dërgojmë te Komisioni i Venecias i cili do të interpretoj ligjin, por edhe këtë dispozitë të mundshme ligjore”, tha Shekerinska, duke shtuar se ARM është institucioni me kohezionin më të madh, që mjafton të shihni rreshtin e pritjes për të parë se ARM është Maqedonia në një vend.

“Në pjesën e Mbrojtjes, i vetmi ndryshim sipas meje ka të bëjë me mundësinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t’i drejtohen Ministrisë së Mbrojtjes duke përdorur gjuhën amtare në të cilën do të jetë edhe përgjigja”, tha Shekerinska.

Ky fakt është avantazh për Maqedoninë dhe assesi një disavantash, tha Shekerinska, duke e ilustruar me një ndodhi nga përvoja në Kabul të Afganistanit.

“Në takimet me gjeneralët e ushtrisë turke, nën komandën e të cilëve punojnë ushtarët tanë në Afganistan, nuk kishim përkthyes sepse komunikonim në anglisht, por në njërin takim u pyetëm nëse do të mund të përdornim një përkthyes. Njëri nga pjesëtart e armatës së Maqedonisë përktheu, në maqedonisht, në shqip, në anglisht dhe në turqisht”, rrëfeu Shekerinska, sipas të cilës ky është aduti i armatës brenda dhe jashtë vendit.

Në takimin me pjesëtarët e Regjimentit të operacioneve speciale, Shekerinska tha se ka biseduar për detyrat që kanë realizuar, por edhe mbi ato të cilat i presin në vitin 2019.

Ajo tha se pikërisht Armata e Maqedonisë ka qenë aduti më i rëndësishëm gjatë kërkesës për anëtarësim në NATO, ndërsa është edhe meritori kryesor, që vendin tashmë e ndajnë ditë deri në uljen në tavolinën e njëjtë me aleatët.

Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni i cili më 15 janar u shpall në Gazetën zyrtare, në të gjitha organet e pushtetit shtetëror krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj, parashikon që gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të vendit dhe alfabeti i saj, që në këtë rast është gjuha shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button