Skandal në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke!

Skandal në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës. “Gazeta Shqiptare” njofton se deputeti i Parlamentit grek, Kristo Papa ka lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara.
Deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare, transmeton BalkanWeb.

Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një.

“Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek.

Shumëkush mund të thotë se “ai është një ekstremist” dhe këtu nuk ndonjë çudi të madhe. E vërteta është që asnjë “ekstremist” shqiptar nuk do të lejohej të zhvillonte në Greqi një propagandë të tillë: ta zëmë të bënte tubime e të thoshte që Filati e Paramithia janë tokë shqiptare. Propaganda e deputetit grek arriti deri në deklarata për lirinë e Himarës, e cila sipas tij është e skllavëruar.

“Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar”, deklaroi Kristo Papa./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button