Australian Open, Djokovic në gjysmëfinale pas tërheqjes së Nishikorit

Tenisti numër një në radhitjen botërore, Novak Djokovic, arriti të sigurojë kualifikim në gjysmëfinalen e turneut Australian Open, pasi japonezi Kei Nishikori u tërhoq gjatë ndeshjes për shkak të një problemi të kofshës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bartësi kryesor i këtij kampionati Grand Slam për këtë vit, serbi Djokovic, gjendej në epërsi me rezultatin 6-1 dhe 4-1 kur bartësi i tetë Nishikori braktisi ndeshjen e çerekfinales për shkak të problemit me kofshën.

31-vjeçari Djokovic, gjashtë herë fitues i këtij turneu, në gjysmëfinale do të përballet të premten me tenistin Lucas Pouille nga Franca.

Pouille, bartës i 28-të, sot mposhti kanadezin Milos Raonic për ta siguruar vendin në gjysmëfinale.

Francezi 24-vjeçar arriti për herë të parë në karrierën e tij të avancojë në gjysmëfinalen e një turneu Grand Slam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button