Xhorxh Oruell: Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën bëhet akt revolucionar

Para 69 vjetëve, vdiq Erik Arthër Bler (Eric Arthur Blair), i njohur më mirë si gjeniu Xhorxh Oruell (George Orwell) ishte gazetar, eseist dhe shkrimtar, i cili me veprat e tij “1984” dhe “Ferma e kafshëve” fitoi reputacionin e parashikuesit të errët të shoqërisë bashkëkohore.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 1950, por doli se veprat e tij janë më aktuale se kurrë, sidomos kur është fjala për situatën në Maqedoni, por edhe për të gjithë botën.

Më poshtë ju përcjellim disa citate nga Oruell me të cilit ai parashikoi botën ku jetojmë sot, dhe ku ndoshta fshihet edhe përgjigja në pyetjen se si mund ta përmirësojmë atë:

– Tashmë jemi zhytur aq thellë sa që të thuash dhe përsërisësh të dukshmen është detyra parësore e njerëzve inteligjentë

– Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi.

– Kush e kontrollon të kaluarën, kontrollon të tashmen. Kush e kontrollon të tashmen, kontrollon të ardhmen.

– Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën bëhet akt revolucionar.

– Gjuha e politikanëve është krijuar në mënyrë që gënjeshtrat të tingëllojnë ndershëm ndërsa vrasjet respektueshëm.

– Në kohën tonë, nuk ekziston diçka e tillë si ‘jam jashtë politikës’. Të gjitha gjërat e rëndësishme kanë të bëjnë me politikën, ndërkaq vetë politika bazohet në gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni.

– Të gjitha kafshët lindin të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat. 

Ju përkujtojmë të lexoni përshkrimin e shkurtër të librit “1984” në Portalb e ndoshta inspiroheni ta lexoni ose rilexoni edhe një herë librin të cilin mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe.

Shkruan: Jeta Bardhi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button