Media këto tema i përdor si “fitil” për të shpërthyer bombën e reagimeve të lexuesve

Burimi: KriThink

Përplasjet me prapavijë ndëretnike, paragjykimet, nxitja e përçarjeve dhe çdo përmbajtje e ngjashme gjithmonë përbën lajm në mediat tona. Pikërisht sepse janë tema të ndjeshme që tërheqin vëmendjen e masës. Në rastet si në tekstin që recensojmë, media këto tema i përdor si “fitil” për të shpërthyer bombën e reagimeve të lexuesve.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: Bojana Stefanovska: Shqiptarët kanë 3000 vite histori, kurse maqedonasit kanë vetëm 73 vite

Data dhe koha e publikimit: 18.01.2019

Data e recensionit: 23.01.2019

Recensues: Fatlume Dervishi

Mendimi i secilit nuk mund të jetë bazë për lajm

Zakonisht kur citohet dikush, kur informacioni i referohet dikujt, kjo nënkupton se ai person është kompetent për t’ju besuar hapësira mediatike si njohës i çështjes ose është bartës i ndonjë funksioni kyç për temën. Nga teksti që na ofron autori, nuk kuptohet kush është Bojana Stefanovska e cila është përshkruar vetëm si “maqedonase” dhe nuk thuhet se pse mendimi i saj për këtë temë është i rëndësishëm.

Maqedonasja, Bojana Stefanovska deklaron se historia e Maqedonisë fillon 73 vite më përpara ku u krijua si shtet nga Tito, dhe ka vetëm 27 vite histori si shtet funksional, kurse për Shqiptarët ajo ka një mendim tjetër e cila deklaron se, Shqiptarët kanë një histori të shtetit 106 vite, mirëpo historia e tyre është shumë më e gjatë se sa ajo e Maqedonisë së Tito-s, ku historia Shqiptare është më e gjatë se 3000 vite, dhe si të tillë Shqiptarët janë autokton në tokat e tyre, për shkak të historisë së gjatë në këto troje.

Kodi etik:

Gazetari me vetëdije nuk do të krijojë ose përpunojë informata, që cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të përdorë gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze qoftë (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…

Shpesh lajmet joprofesionale përmbajnë edhe komente

Për të përforcuar mendimin e gruas së lartpërmendur, e cila mbetet e panjohur për lexuesit, autori shton ca mendime të tija personale. Komentet e tij ndihmojnë stereotipet dhe thellojnë ndasitë mes qytetarëve të dy etnive më të mëdha në vend.

Është gjë e mirë kur të rinjtë e Maqedonisë së sotme, pranojnë dhe mësojnë se historia e tyre nuk është ajo të cilën thirren ata në Maqedoninë e lashtë, por thjesht një shtet i krijuar para 73 vitesh e që me qëllim deformimi të historisë iu vu emri Maqedoni për të larguar edhe më shumë shqiptarët nga historia e tyre e vërtetë.

Kodi etik:

Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.

“Në gjueti” të lajmeve profesionale

Për derisa Bojana Stefanovska është person i panjohur për opinionin, nuk është historiane, nuk është funksionar publik dhe nuk ka asnjë rol tjetër në shoqëri, mendimi i saj është totalisht i parëndësishëm për të zënë një hapësirë të tillë mediatike dhe për të qenë burim kryesor për lajm. Mendimi i qytetarëve të thjeshtë në media plasohet në formë të anketës me persona të zgjedhur rastësisht. Përdorimi për qëllime dhe forma të tjera konsiderohet si mos-respektim i parimeve etike dhe standardeve profesionale.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button