Francë, u lirua këngëtari amerikan Chris Brown

Këngëtari amerikan Chris Brown është liruar pasi dy ditë më parë u arrestua në Francë me akuzën për përdhunim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokouroria e Parisit bëri të ditur se Brown dhe dy persona të tjerë, të arrestuar të hënën në kryeqytetin francez pas denoncimit nga ana e një gruaje, janë lënë të lirë.

Sipas një deklarate nga zyra e prokurorisë për agjencinë e lajmeve Associated Press (AP), këngëtarit amerikan Brown nuk i është ndaluar largimi nga Franca përderisa vazhdon hetimi i tij.

Përmes rrjetit social Instagram, Brown ka hedhur poshtë akuzat, duke shtuar se zhvillimi i fundit ka qenë ofendues për vajzën dhe familjen e tij dhe në kundërshtim me karakterin dhe vlerat e tij morale.

Ndryshe, një grua parashtroi padi për përdhunim ndaj Brown dhe dy personave tjerë në administratën lokale 17 në veriperëndim të Parisit, ndërsa njëri nga dy personat në fjalë u tha se ishte edhe truproja e Brown.

Në vitin 2009, Chris Brown kishte pranuar akuzat për sulm ndaj këngëtares nga Barbadosi, Rihanna, e cila atëbotë ishte e dashura e tij.

Në vitin 2015 kishte përfunduar masa e vendosur ndaj tij, lirim me kusht për t’u mbajtur nën mbikëqyrje për shkak të rastit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button