Guardiola nuk dëshiron ta humb edhe një talent si Diazin, Arijanet Muriqit po i trefishohet paga te City

Arijanet Muriqi mund t’i rritet rroga pas kërkesës së trajnerit spanjoll të Manchester Cityt, Pep Guardiolës.

Ky i fundit ka shumë besim te portieri i përfaqësueses së Kosovës, ku ka shkëlqyer në disa prej ndeshjeve me Citizens.

Strategu nuk dëshiron t’i humb shërbimet edhe të një talenti pas largimit të sulmuesit Brahim Diaz, i cili javë më parë u transferua te Real Madridi, shkruan “The Sun”, transmeton Telegrafi.

Arijanet Muriqi

Gardiani njëzetvjeçar tashmë llogaritet si portieri i dytë pas lëndimit të Claudio Bravos. Ai para fillimit të këtij edicioni u kthye te City pasi ishte huazuar te holandezët e NAC Bredas.

Muriqi ka kontratë të vlefshme me kampionët anglez deri në verën e vitit 2020 dhe pagë javore prej katër mijë eurove, ku me marrëveshjen e re do të fitojë 12 mijë euro.

Theksojmë se vlera aktuale e lojtarit sipas ueb-faqes transfermark.de kap shifrat e rreth një milion eurove dhe se dita-ditës po rritet vlera në treg.

Ndryshe, Arijaneti ka debutuar me përfaqësuesen tonë në ndeshjen me Azerbajxhanin, ku Kosova triumfoi me rezultat të thellë prej 4-0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button