Partia Liberale: LSDM t’i studiojë sugjerimet për dislokimin e bastoreve dhe kazinove nga vendbanimet

Partia Liberale e Republikës së Maqedonisë e përshëndet përkrahjen për dislokimin e bastoreve dhe kazinove në tre kilometra larg institucioneve, objekteve arsimore dhe fetare, të shprehur nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

“Sugjerojmë që propozuesi i ligjit të ri, LSDM t’i studiojë sugjerimet e sektorit joqeveritar, si dhe nga partneri i koalicionit në pushtet dhe t’i implementojë në zgjidhjen e re ligjore. Në atë mënyrë qeveria do të kontribuojë në ndërtimin e shtetit të shëndetshëm”, thonë nga partia Liberale.

Njëkohësisht nga Partia Liberale rikujtojnë se para një muaji kanë kërkuar dislokimin e bastoreve dhe kazinove jashtë vendbanimit, sipas shembullit të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button