“Titanik 2”: Procedura për gjykimin e Menduh Thaçit dhe Sasho Mijallkovit është kah fundi

Gjykimi për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike do të vazhdojë më 29 janar me raportimin e gjetjes nga ekspertiza, të përpunuar nga ekspert ekonomik, i zgjedhur sipas zgjedhjes së rastësishme në marrëveshje me prokurorinë dhe mbrojtjen, transmeton Portalb.mk.

Gjetja eksperte është përpunuar nga ekspertja Veliçe Nikollovska dhe sot është e qasshme në gjykatë, tani i është dhënë përkthyesit gjyqësor për përkthim dhe më pas do t’ju epet të akuzuarve me qëllim që të njoftohen me të njëjtin dhe të përgatiten për seancën e radhës.

Gjykatësi Ognen Stavrev në seancën e sotme informoi me këtë e përfundon listën e dëshmive dhe caktoi edhe dy seanca tjera për 8 dhe 15 shkurt, ku do të jepen fjalët përfundimtare të Prokurorisë Speciale dhe mbrojtjes.

I akuzuari Bedredin Ibrahimi reagoi para gjykatës se i mbeten borxh sepse nuk është pranuar të nxirret asnjë nga dëshmitë e tija materiale të propozuara.

“Nuk me keni lejuar mbrojtje korrekte dhe të ndershme. Pse me këmbëngulje fshehët atë dëshmi që e kërkoj unë. Ajo është formale, nuk hyn në pjesën materiale. Ne këtu që nga fillimi nuk duhej të dëgjojmë se si atje dikush nëpër kafene bisedon për atë se çfarë vendime duhet të merr KSHZ. Që do t’i paguajë gjitha këto harxhime. Kush do t’i paguajë gjitha këto harxhime. Dikush dëshironte dasmë të madhe, ndërsa u bë e vogël. Të gjithë pamë se nuk bëhet fjalë për mashtrime të mëdha financiare, por për vendim ligjor të KSHZ-së”, deklaroi Ibrahimi.

Seancën e kaluar janë lëshuar disa “bomba” të propozuara nga Prokuroria Speciale Publike ku dëgjohet se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas më 28 mars 2013 bisedojnë për atë se si do të ketë rivotim në disa vende në Maqedoni. Në një bisedë tjetër, ditën e ardhshme ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i thotë gazetarit Llatas se nga diçka duhet të bëjmë dramë tre ditë, ku Llatas i është përgjigjur “se do të shohim se sa kushton Zaev tani”.

Ndryshe, në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button