Navigacioni i Maqedonisë do të trajnojë klasë të re të kontrollorëve të fluturimeve

Pas më shumë se dhjetë viteve M-NAV do të arsimojë klasë të re të kontrolluesve të fluturimeve. Navigacioni i Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje me Global ATS Danimarkë, kompani e cila do t’i trajnojë pesë kandidatët e parë për kontrollues të fluturimeve, njofton Portalb.mk.

Nga M-NAV për MIA kanë deklaruar se trajnimi i këtyre kandidatëve do të zbatohet në Kopenhagë, nga 19 shkurti deri në mes të korrikut të këtij viti, në Qendrën për Trajnime “Global ATS Danimarkë” që është e certifikuar nga ana e Agjencisë së Danimarkës për Aviacion Civil në pajtueshmëri me rrgeullativën e BE-së 2015/340.

Pritet që kandidatët gjatë vitit 2020 të marrin leje për kontrollim të fluturimeve dhe të punojnë në mënyrë tëp pavarur. Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i Bordit Drejtues të M-NAV dhe drejtori ekzekutiv i Sektorit për Navigacion Ajror, Nikollçe Taseski, dhe themeluesi dhe bashkëpronari i Global ATS Danimarkë, Dirk Jans.

“Komunikacioni ajror në Republikën e Maqedonisë në dy vitet e fundit ka rritje dyshifrore, ndërkaq statistikat aktuale dhe parashikimet tregojnë se komunikacioni do të vazhdojë të rritet. Mu për këtë, që t’u përgjigjemi sfidave të cilat i bart rritja e komunikacioni, dhënësi i shërbimit në komunikacionin ajror, M-NAV, pas më shumë se dhjetë viteve zbaton proces të seleksionimit dhe trajnimit të kontrolluesve të rinj”, thonë nga M-NAV.

Nga Navigacioni i Maqedonisë informojmë se gjatë këtij viti M-NAV planifikon ta dërgojë në trajnim edhe grupin e kandidatëve për fluturim në Qendrën e Certifikuar për Trajnim, që përsëri do të zgjedhet nëpërmjet procesit për furnizim publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button