Zaev: Do të jem njeriu i parë me pasaportë dygjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin “200” në  televizionin Alsat M foli për ligjin e gjuhëve dhe ndryshimin e emrit të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se ai me siguri do të jetë njeriu i parë i cili do të marrë pasaportë në dy gjuhë, në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ligji për Gjuhët s’është i BDI-së, por i të gjithëve

Kryeministri Zoran Zaev, dje në një intervistë për Alsat M, ka folur për Ligjin për Përdorimin e Gjuhës duke theksuar se disa politikanë duan të lavdërohen, por ai nuk është i askujt, por i të gjithve, njofton Portalb.mk.

“Ky ligj nuk është i BDI-së, por i Zoran Zaevit, BDI-së, Lëvizjes BESA, Partisë Turke dhe të gjithëve”, tha Zaev.

Në lidhje me atë se nëse ka papajtueshmëri mes LSDM-së dhe BDI-së pasi që zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, ka deklaruar se sipas tij ligji nuk duhet që të shkojë në Komisionin e Venedikut, Zaev tha:

“Miku im dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë ka harruar një konkluzë të Qeverisë, pasi që nuk kemi paragjykme, asgjë nuk duhet ta bëjmë me kontrabandë. Unë si përfaqësues i Qeverisë mendoj se ligji është kushtetues. Kushtetuta e definon gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, ndërkaq për përdorim ndërkombëtar është vetëm gjuha maqedonase, e para është maqedonishtja, përdorimi është qartë i kufizuar”, deklaroi kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button