Shefi i inteligjencës së NATO-s, për vizitë në Shkup

Shefi i inteligjencës dhe i sektorit të sigurisë së NATO-s, ambasadori Arndt Freytag von Loringhoven ka filluar vizitën 3-ditore në Shkup për reformat në fushën e mbrojtjes.

Ambasadori Arndt Freytag von Loringhoven mbërrin në Shkup në prag të votës finale në parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës dhe u zotua se Aleanca do të mbështes anëtarësimin e plotë të vendit në NATO, transmeton Alsat.

“Marrëveshja e Prespës është një kontribut i madh për stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit. Ju mund të mbështeteni në NATO në procesin e aderimit në NATO dhe mezi ju presim si anëtaren e 30-të Aleancës”, u shpreh Shefi i inteligjencës i NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button