fbpx

U riaktivizua KF “Përparimi” nga Shkupi

Klubi i Futbollit Përparimi nga Nikishtani i Shkupi, ditë më parë filloj me punë. Në këtë ekip ka disa drejtues dhe futbollist të rinjë të cilët qëllimin primar e kanë që të ringjallin futbollin në këtë anë të qytetit të Shkupit. Burim Miftari i cili është përfaqësues i klubit tha se qëllimi kryesor se pse është formuar ky klub futbolli është që të rinjve e kësaj ane dhe fshatit Nikishtan tju mundësohet një mënyrë e marrjes mes sport. Por gjithsesi edhe ato që nikishtanasit të kenë klubin e vet, njofton Alsat.

“Do orvatemi ti rikthejmë të gjithë të rinjtë nga Nikishtani, që luajnë në klube të tjera dhe të luajnë në klubin tonë. Do mundohemi të krijojmë kushte të mira për punë.”, tha Burim Miftari.

Planet e ekipit Përparimi së paku në shikim të parë janë afatgjate, ku ato pretendojnë që për 2-3 vitet e ardhshme të jenë pjesë e Ligës së tretë të Maqedonisë – Veri, ku duan të qëndrojnë për një kohë më të gjatë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close