fbpx

Qeveria e Maqedonisë kundër ndotjes së ajrit me 2 milionë euro, edukim prej 7 deri në 77 vjeç, filtra, ueb-faqe

Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të rregullt e ka miratuar Propozim-programin për realizimin e Planit për Ajër të Pastër për Vitin 2019, njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh që lufta kundër ajrit të ndotur është prioritet i Qeverisë, programi do të përmbajë 4 komponentë: masa për përballje të drejtpërdrejtë shkaktarët e ndotjes së ajrit, ndërtimin e vetëdijes publike prej në moshë parashkollore deri në moshën e pleqërisë, ndryshme rregullatorë të domosdoshme për transicionin drejt sistemit energjetik me grimca të vogla dhe zbatimin e platformës për koordinim dhe ndjekje të realizimit të programit”, informojnë nga Qeveria.

Programin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit e konfirmon edhe qëllimin e sigurimit të mjeteve prej 2 milionë eurove. Paratë do të jenë për financimin e ndryshimit të sistemit të deritanishëm jo-ekologjik për ngrohje të amvisërive, çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, objekteve shëndetësore dhe administrative në qytetet më të ndotura në vend, por edhe për furnizimin e pastruesve të ajrit në hapësirat e brendshme të çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, objekteve shëndetësore dhe objekteve administrative.

Në planin aksionar për zvogëlimin e ndotjes së ajrit për vitin 2019, janë të përfshira edhe iniciativat e tre organizatave civile që kanë të bëjnë me përpunimin e ueb-faqes së veçantë, ku në mënyrë të thjeshtë do të numërohen masat që duhet t’i zbatojnë institucionet shtetërore dhe të instalojnë filtra në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçmas të atyre që veprimtarinë e kanë të lidhur me drurin.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close