Yulia Tymoshenko sërish do të garojë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për president të vendit në zgjedhjet e marsit.

Tymoshenko, e cila ka qeverisur me Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit, transmeton REL.

Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë.

Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para presidentit aktual Petro Poroshenko.

Yulia Tymoshenko kandidoi për presidente edhe në vitin 2010 mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviq, i cili e la postin, pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me perendimin.

Derisa Janukoviq ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për korrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button